Zyrtare: Nazmi Gripshi largohet nga FC Ballkani
FC Ballkani ka njoftuar se Nazmi Gripshi është larguar nga skuadra suharekase.
Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Largimi i futbollistit nga kampioni në fuqi vjen pasi marrëveshja mes dy palëve ka përfunduar. /Zëri
Postimi i plotë:
Faleminderit Nazmi Gripshi!
Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij.
Suksese Gripshi !