“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi tronditës i dajës që ia mori jetën mbesës 11-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Ilisë në Greqi, pasi u zbulua se si ndodhi vrasja makabër e një vajze 11-vjeçare nga daja dhe kushëriri i nënës së saj.
Të dy autorët e vrasjes së Vasilikës, deri më tani kishin luajtur mjaft mirë rolin e tyre, duke u shtirur si të shqetësuar dhe pikëlluar për fatin e mbesës.
Edhe pse u zbulua se daja 37-vjeçar qëndronte pas këtij akti të neveritshëm të cilin e rrëfeu edhe në Polici, ai nuk ka treguar arsyen e vërtetë që e shtyu t’i merrte jetën një vajze në mënyrë kaq mizore.
“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij në polici.
Në videon e mëposhtme shihet makina e zezë e autorit, pak sekonda pasi ka marrë fëmijën dhe largohet.
Pra, ajo që beson policia është se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka rezistuar dhe më pas ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht në qafë.
Sipas medias greke protothema.gr, autori ra në gjurmët e policisë, pasi u pa një video duke marrë në makinë vajzën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia.