Adnan Dibrani, eurodeputeti i parë shqiptar nga Kosova
Adnan Dibrani, me origjinë nga Kosova e që jeton në Suedi, është eurodeputeti i parë shqiptar i zgjedhur në Parlamentin Evropian nga zgjedhjet e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili tha se rezultatet preliminare në Suedi tregojnë se Dibrani ka fituar mandatin e eurodeputetit për pesë vjetët e ardhshëm.
“Rezultatet preliminare dhe raportimet e mediave suedeze po tregojnë se Adnan Dibrani është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në pesë vitet e ardhshme do të jetë eurodeputet në Parlamentin e Evropës”, shkroi Tahiri në platformën “X”.
Sipas deputetit të AAK-së, Dibrani është lindur në Mitrovicë dhe si i ri ka emigruar në Suedi.
“Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe po ashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku e ndihmoi shumë”, shtoi ai. /Zëri
Preliminary results in ë show that @adnandibrani won a seat & is becoming the first ë albanian elected in @EUparliament.
— Besnik Tahiri (@besnik_tahiri) June 10, 2024
Adnan, is from Mitrovica, he immigrated in 90s to ë where he had a great commitment as an active citizen.
He was MP in ë and also a member of @PACE_News. pic.twitter.com/bpw9P7QOPv