Abdixhiku shkruan pas takimit me Blair: Mik i madh i Kosovës, ishim me fat që e patëm në orët tona të rënda
Të veçantë e ka përshkruar takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku tha se Blair është mik i madh i Kosovës dhe hero i historisë sonë.
“Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda”, shprehet Abdixhiku.