Krasniqi takon Blairin: Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se roli historik i Blairit për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekullim raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese.

Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme - në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë.

Ish-Kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë.

zotëri Kryeministër!