Blair: Do ta vazhdoj ndihmën për Kosovën

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama gjatë një konference për media bashkë me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, ka thënë se është falënderues ndaj tij për gjithë atë që ai ka bërë për popullin kosovar.

Ai theksoi se ndihet jashtëzakonisht mirë për mundësinë që ta nderojnë me çmimin “Qytetar Nderi” i Prishtinës.

“E dini të gjithë Tony Blair çka ka dhënë për vendit tonë, me punën e tij të madhe jo vetëm që ka bind popullin britanik se intervenimi në Kosovë është shumë i nevojshëm dhe i drejtë, por e ka bind edhe Amerikën, edhe botën dhe i falënderohemi nga zemra që sot është këtu dhe mundemi personalisht ta nderojmë me nderin e madh si ‘Qytetar nderit i qytetit’. Unë i falënderoj edhe një herë gjithë ata që ka bërë për popullin kosovar këtu, por edhe për popullin shqiptar në Britani”, tha ai.

Ndërsa Tony Blair theksoj se do t’i ndihmojë Kosovës në çfarëdo mënyre që do të mundet.

“Jam shumë i nderuar me qenë prishtinas, ky është një simbol shumë i rëndësishëm për mua, ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm. Dikush që ka qenë jashtë tash është kthyer dhe ka marrë një rol publik. Prishtina është një qytet i gjallërishëm, një qytet ku e ndien që rinia e qytetit është një mënyrë shpirti i këtij qyteti dhe është një qytet ka edhe shumë mundësi të jashtëzakonshme, tash keni disa cilësi të rëndësishme, këtu keni inovacionin e teknologjisë, një prej gjerave me të rëndësishme që mundet me pas një shtet sot. Mendoj që është shumë me rëndësi ata prej nesh që ishim krah Kosovës me krenari në ato ditë të errëta është me rëndësi që qëndrojmë sot me ju”, theksoi Blairi.

Ish-kryeministri britanik premtoi vazhdimin e ndihmës për Kosovën me institutin e tij.