Tensione para Bashkisë së Tiranës, protestuesit djegin goma dhe përplasen me policinë
Në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranë po mbahet këtë të hënë protesta e 11-të e organizuar nga Aleanca për Teatrin, mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.
Protesta është tensionuar dhe mes protestuesve e policëve ka pasur përplasje.
Protestuesit kanë arritur t’ua vënë flakën disa gomave, pavarësisht përpjekjeve të policisë për t'i ndaluar.
Gjithashtu protestuesit kanë hedhur edhe shishe në drejtim të policisë, ku për pasojë raportohet se një nga efektivët ka pësuar lëndime në sy.