Hovenier: Rugova ishte inspirim për mua
Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës sot po mban konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Me këtë rast ka folur edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Hovenieir tha se Rugova “ishte inspirim për të”.
“Edhe në ditën time të fundit si ambasador në Kosovë do të vendos lule te shtatorja e presidentit Rugova, si shenjë respekti për të, për mënyrën sesi ai i ka bërë gjërat”, tha ai.
Diplomati amerikan kujtoi shumë kohë më parë se si e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik.
“Dhe sot kur ulem dhe i pres mysafirët e mi në Ambasadë, e kam të vendosur mbi tavolinë gurin e çmuar (kristalin), i dhuruar nga presidenti Rugova”, tha ambasadori amerikan.
Pjesë e kësaj konference janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema e shumë personalitete të tjera me rëndësi.