Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat proteston para Qeverisë, kërkon trajtim të barabartë

Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat (SHPCM) sot ka mbajtur një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Me pankartat “Dua trajtim të barabartë dhe jo të diskriminohemi, sepse edhe ne jemi pjesë e luftës”, “Ne kërkuam të na e lehtësoni jetën, e ju po na e vështirësoni” etj., protestuesit kërkojnë të drejtat e tyre nga Qeveria e Kosovës.