Aktakuzë kundër tetë personave në Prishtinë, dyshohen për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve, H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh. dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu, Prokuroria njofton se i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, sanksionuar nga Neni 285, par. 1 dhe 2 të KPRK-së.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK-ja i ka propozuar Gjykatës ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”.