Pritja e ëmbël që iu bë Blairit nga të vegjlit kosovarë [foto]

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, po qëndron në Kosovë për nder të 25-vjetorit të çlirimit.

Pas përfundimit të fjalimit të tij para deputetëve kosovarë, ai u befasua nga pritja e disa fëmijëve në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Zeri.info.

 

Kjo pritje iu bë atij, para se të shkonte në takim te kryeministri, Albin Kurti.

Ish-kryeministri Blair shihet se është i lumtur, por njëkohësisht edhe i befasuar nga dashuria e këtyre fëmijëve. Ai ishte i shoqëruar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /Zëri

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme: