Kurti pret në takim ish-kryeministrin britanik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

 

Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, pa praninë e mediave.

 

Kryeministri Kurti po ashtu sot në orën 16:00 do të marrë pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.