Tony Blair në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani [foto]

Për nder të 25-vjetori të çlirimit të vendit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

 

Pas këtij takimi, Osmani e Blairi mbajnë konferencë për media.

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit, Osmani në orën 16:00 merr pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

E po ashtu në orën 18:00 presidentja merr pjesë në ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në objektin "Gërmia", sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë.