Osmani pret në takim Ramën dhe ish-kryeministrin italian

Presidentja Vjosa Osmani në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.

Takimi i Osmanit me Ramën është duke u zhvilluar në Presidencë dhe mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm te pritja para objektit të Presidencës.

Osmani po ashtu sot në orën 9:00 pret në takim edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ku pas këtij takimi Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit Osmani, në orën 16:00, merr pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit.

E po ashtu në orën 18:00 presidentja merr pjesë në ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në objektin “Gërmia”, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. /Zëri