146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot janë bërë 146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, andaj shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në tribunën e shënimit të kësaj dite në Prizren, në orën 11:00, ndërkaq në 12:00 ai do të marrë pjesë në manifestimin qendror të 145-vjetorit të kësaj Lidhjeje dhe të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në oborrin e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në përmbyllje të shënimit të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare, Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në orën 13:00.