Edi Rama sot në Prishtinë, në konferencën e LDK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë i pranishëm sot në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për nder të 25-vjetorit të lirisë së Kosovës, nga ora 11:00.

Siç thuhet në njoftimin e LDK-së, kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit të parë bashkë me ish-kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe presidentin e Akademisë Papore për Jetë, Vincenzo Paglia.

Siç ka njoftuar LDK-ja, paneli i parë i kësaj konference do të flasin për “trashëgiminë e presidentit Rugova dhe përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore”, ndërsa konferenca “mbahet në nderim të trashëgimisë politike të presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët e rënda të vendit”.