Presidentja Vjosa Osmani sot në mëngjes pret në takim Edi Ramën dhe Tony Blairin
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot për nder të 25-vjetorit të çlirimit që në mëngjes do të pres mysafirë të rëndësishëm.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në orën 08:00 të mëngjesit Osmani do të presë në takimin kryeministrin shqiptar Edi Rama, kurse nga ora 09:00 ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e aktiviteteve të presidentes Osmani në nder të 25-vjetorit të çlirimit, për nesër (10 qershor 2024),
Në orën 08:00 presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në orën 09:00 presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Tony Blairin, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Pas përfundimit të takimit, presidentja Osmani dhe Blairi do të deklarohen për media.
Në orën 16:00, presidentja merr pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.