Votuesi grek e merr biçikletën e tij në qendrën e votimit në Athinë

Një votues grek për zgjedhjet evropiane ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të paraqitjes së tij interesante në qendrën e votimit në shkollën e mesme të Kifisisë, në veri të Athinës.

Qytetari i Greqisë shkoi të votonte me biçikletën e tij, e me këtë veprim mori goxha vëmendje.

“Kam planifikuar stërvitjen dhe më pas do të shkojmë me familjen time në det,” u tha ai gazetarëve.

Gjithsej, 31 parti politike greke po marrin pjesë në zgjedhjet e sotme evropiane dhe votuesit mund të zgjedhin deri në katër kandidatë në fletën e votimit.

Rreth 9.7 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë dhe për herë të parë në Greqi. Kjo do të thotë se ka 111,500 votues të mundshëm për herë të parë, shkruan BBC.