Bayern Munihu arrin marrëveshje me mesfushorin portugez Joao Palhinhan
Bayern Munihu raportohet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin defansiv Joao Palhinha.
Duket se portugezit është bindur rreth kushteve personale me gjigandin gjerman, derisa bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij edhe një kontratë.
Mediat gjermane shkruajnë se tani Bayernit i mbetet të diskutojë me klubin anglez Fulham, ku aktualisht luan Palhinha.
Skuadra londineze thuhet se i kërkon të paktën 45 milionë euro për ta lënë të lirë portugezin.
Ai ishte afër transferimit te Bayern Munihu edhe verën e kaluar.
Por, thuhet se në fund klubet nuk u morën vesh rreth çmimit.