Man Utd i bashkohet Tottenhamit në garën për lojtarin e Crystal Palaces

Manchester Unitedi thuhet se i është bashkuar Tottenhamit në garën për lojtarin e Crystal Palaces, Eberechi Eze, i cili vjen me një çmim prej 60 milionë euro.

Djajtë e Kuq janë të etur për të sjellë më shumë kreativitet dhe kërcënim për golin në radhët e tyre gjatë afatit kalimtar të verës. Ata e gjetën objektivin në vetëm 57 raste në Premierligë sezonin e kaluar – kthimi i përbashkët më i ulët në gjysmën e parë të tabelës.

Sipas “The Sun”, Unitedi e ka identifikuar Ezen si një rekrutë të ri të mundshëm, pasi e ka parë atë të shënojë 11 gola dhe katër asistime për Palacen në sezonin 2023-24. 25-vjeçari i talentuar tani është në skuadrën e Anglisë për Euro 2024. /Zëri