IHMK-ja me thirrje për mosekspozim ndaj diellit: I nxehti afrikan vazhdon mbi vendin tonë edhe gjatë javë së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se di do të jetë moti gjatë pesë ditëve në vazhdim.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se i nxehti afrikan do të vazhdojë mbi vendin tonë edhe gjatë javë së ardhshme.

Tutje, ky institut bën thirrje për bartjen e masave mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë.

Njoftimi i plotë:

I nxehti afrikan vazhdon mbi vendin tonë edhe gjatë javë së ardhshme.

E hënë – Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

E martë – Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë. Rekomandohet që në intervalin kohorë 10:00-16:00 mundësisht mos të ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë. /Zëri