Cilës lagje në Prishtinë, kanalizimi ua prish pranverë e verë?
Kanalizimi përskaj shtëpive, ua bën të pamundur të shijojnë stinën e verës banorëve në rrugën “Selim Kraja” në Hajvali. Me këtë gjendje, këta janë më shumë se 20 vjet.
Banorët thonë se telashet me ujëra të zeza po i pengojnë ata për të bërë një jetë normale dhe se sipas tyre, komuna nuk bëri gjë për t’ua rregulluar problemin.
Duke qenë se puna nuk po kryhet, njëri nga banorët për tregoi se i ka shuar shpresat se do të ketë përmirësim.
Nga Komuna thanë se është duku u punuar në ndërtimin e kolektorit në këtë pjesë. Por, kur ekipi i Klan Kosovës arriti tek kanalizimi, nuk pa asnjë person të angazhuar në atë pjesë.
E vetmja gjë që asocionte me punë ishin një palë çizme që kishin mbetur aty.