Sot përfundon Panairi i Librit 2024
Sot do të përfundojë “Panairi i Librit 2024”. Këtë herë, edicioni i 24-t i panairit, erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.
Dje këtë Panair e ka vizituar me familje presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe të dielën për ta vizituar Panairin.