Shkurte Fejza mbush 50 vjet karrierë, Haradinaj: Zëri që frymëzon kombin!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në natën muzikore kushtuar 50-vjetorit të karrierës së këngëtares së njohur, Shkurte Fejza.

Haradinaj ka thënë se jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata.

"Një natë e veçantë, në nderim të ikonës së muzikës shqipe - Shkurte Fejza, në 50 vjetorin e karrierës. Jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e vërtetë e atdhedashurisë për shumë gjenerata. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar", ka thënë Haradinaj.