Kombëtarja e Shqipërisë zbarkon në Gjermani, pritet nga fëmijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend
Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Gjermani, duke udhëtuar pasditen e sotme nga Grazi i Austrisë drejt Dusseldorfit.
Kuqezinjtë u bën skuadra e parë finaliste e Kampionatit Evropianit që zbarkon në vendin ku do të organizohet “Euro 2024”, nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit, por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në qytet, mirëpritën të parët lojtarët dhe stafin e Kombëtares së Shqipërisë.
Të pranishmit në aeroport i uruan mirëseardhjen dhe suksese në Kampionatin Evropian.
Menjëherë më pas u bë nisja e delegacionit kuqezi drejt SportCentrum Kaiserau në Dortmund, qendra bazë e Shqipërisë gjatë aventurës gjermane.