Djali i Thaçit kujton fitoren e PDK-së më 2014: S’ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti e ka përkujtuar fitoren e PDK-së në vitin 2014 në zgjedhjet nacionale.
Përmes një fotografie të shpërndarë në “Instagram”, Endriti shkroi “Më 8 qershor 2014, para 10 vjetësh, ishte fitorja e radhës e zgjedhjeve nga babi”.
Më tej, ai tha se nuk ka politikan në dy dekada liri që ka fituar më shumë zgjedhje se babai i tij, Hashim Thaçi.
“Ishte përvojë e jashtëzakonshme edhe për mu si pjesë e kohëpaskohshme e fushatës së tij. Këto ishin zgjedhjet e shtata të fituara rresht prej tij. Nuk ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë në mbi dy dekada liri. Jam shumë krenar me ty, bab”, shkroi ai.
Hashim Thaçi ishte dy herë kryeministër i Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë ndërsa një herë ishte president deri më 5 nëntor të vitit 2020, ku përmes një konference për media pati njoftuar dorëheqjen e tij, pasi do t’i duhej të udhëtonte në Hagë pasi ishte ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte.