Zvicra barazon në miqësoren e dytë ndaj Austrisë
Zvicra ka barazuar me Austrinë në ndeshjen e dytë miqësore dhe të fundit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 e zhvilluar në stadiumin “Kybunpark”.
Fillimisht në epërsi kaloi Austria përmes Baumgartnerit (5’), kurse për Zvicrën barazoi Widmeri (26’).
Kësisoj, Zvicra në këto miqësore ka një fitore dhe një barazim, si parapërgatitje për aventurën e kampionatit evropian “Euro 2024”. /Zëri