Thirrje në mbështetje të Palestinës në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë

Në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë, janë dëgjuar thirrje në mbështetje të Palestinës.

“Free, free Palestine”, është thirrja që dëgjohet në sheshet e Prishtinës, raporton Zeri.info.

Kjo thirrje u dëgjua pikërisht në momentin kur shihet që kryeministri Albin Kurti së bashku me disa prej anëtarëve të kabinetit të tij po largoheshin nga marshi i “Paradës së Krenarisë”.

Gjatë tërë kohës është parë flamuri i Palestinës në këtë paradë, si mbështetje për palestinezët.

Ndërkaq kryeministri Kurti, ka vendosur flamurin e komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj.), për të treguar mbështetje për ta. /Zëri

Shikojeni videon e mëposhtme: