Swiatek e fiton për herë të tretë radhazi French Open-in
Iga Swiatek arriti ta fitojë titullin e tretë radhazi të French Open për vajnza me një fitore bindëse ndaj numrit 12-të të botës, italianes Jasmine Paolini.
Swiatek e Polonisë, 23 vjeçe, vazhdoi dominimin e saj të fundit në Roland Garros me një fitore 6-2 6-1 kundër finalistes për herë të parë, Paolini.
Swiatek arriti ta fitojë titullin e katërt në Paris dhe një triumf të pestë Grand Slam në përgjithësi pas fitores së saj në US Open në vitin 2022.
Nesër do të zhvillohet finalja e konkurrencës së djemve.
Carlos Alcaraz i Spanjës do të përballet me Alexander Zverev të Gjermanisë.