Komuna varfëron shitësit, ua hip qiranë nga 45 në 310 euro
Ani se ua rriti qiranë për kioska nga 45 euro sa e kishin deri tash, në 310, kur i vizitoi nga afër, shefi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, shitësit e kioskave e pritën atë me llafe e pa ndonjë ankesë.
Por, kumtimin e shtrenjtimit të qirasë që i nervozoi pronarët e bizneseve, e shprehën për emisionin “Ju Flet Prishtina”, ku treguan se është një diferencë e madhe dhe e kanë të vështirë të ia dalin mbanë.
E çmimi nuk është telashi i vetëm, pasi vendimi i Komunës u solli edhe halle tjera këtyre, si ajo e ndërrimit të lokacionit, e që për këtë të fundit këta thanë se e morën vesh me vonesë.
Ndonëse astronomike për biznesmenët e imëta, çmimet e qirasë të kioskave nuk po konsiderohen të larta nga Komuna.
Operuesit me kioska thanë se nuk e kanë ndërmend të pajtohen me faturën e re dhe se për këtë do të ankohen në Komunë, duke kërkuar ndryshim të vendimit të ri. /klankosova