Mbytet një person në Liqenin e Ohrit
Siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 20:50, në SPB Ohër është paraqitur rasti se në ujërat e Liqenit të Ohrit është mbytur një 45 vjeçar L.M nga qyteti i Negotinës.
“Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer ekipet policore, ndërsa vdekja është konstatuar pa shenje dhune”, thonë nga SPB Shkup.
Trupi është dërguar për autopsi në Mjekësinë Ligjore në Manastir.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar një person nga Shkupi u mbyt në Liqenin e Ohrit.