Humb jetën shoferi që ra në greminë në Elbasan
Pas disa orë kërkimesh, ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të lokalizojnë mjetin që doli nga rruga në aksin Fushë- Buall Shushicë dhe që përfundoi në greminë.
Brenda mjetit u gjet i pajetë vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Nazmi Boja, i cili po udhëtonte i vetëm.
Gjetja e mjetit u bë e mundur fal ndërhyrjes së ekipit të Emergjencave Civile, për shkak se ndërhrja nga toka ishte shumë e vështirë.
Dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni malor e vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /euronews