Zyrtare: Suhareka përforcohet me një mbrojtës
Klubi i futbollit, Suhareka ka njoftuar se ka arritur shërbimet e mbrojtësit të majtë nga Mali i Zi, Nikola Stijepoviq.
Këtë e ka bërë të ditur Suhareka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë nga Mali i Zi i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin Kosovar”, thuhet në njoftim.
Stijepoviq, së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit Malazez në Sutjeska Niksic, Rudar Pljevlja karrierën e tij e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji.
“Me nënshkrimin e Stijepovic drejtori sportiv Granit Dervisholli u shpreh i lumtur që ka arritur marrëveshjen me një futbollist me përvojë e shumë cilësor që pritet të përmbush objektivat tona të klubit”.