Zyrtare: Mamadou Danfa largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar se Mamadou Danfa është larguar nga klubi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Largimi i lojtarit nga kampionët në fuqi vije pasi i është përfunduar marrëveshja, teksa klubi ka falenderuar sulmuesin për kontributin e dhënë. /Zëri 

Postimi i plotë:

Faleminderit Mamadou Danfa! Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin senegalez ka përfunduar, andaj klubi e falenderon sulmuesin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij. Good luck, Danfa!.