Sekuestrohen 2170 kg kokainë me vlerë 63 milionë dollarë në Florida

Roja Bregdetare amerikane ka sekuestruar kokainë me vlerë më shumë se 63 milionë dollarë në shtetin amerikan të Floridës, në një aksion ku pati shkëmbim zjarri.

“Roja Bregdetare e SHBA dhe partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të përgjojnë përpjekjet e kontrabandës në ujërat ndërkombëtare për të reduktuar fluksin e drogës, për të shkatërruar organizatat kriminale transnacionale dhe për të rritur ndërveprimin me vendet tona partnere”, tha Roja Bregdetare.

Droga u sekuestrua gjatë dy operacioneve, rreth 40 kilometra në veri të Puerto Cabello, pranë Venezuelës.

Në një prej operacioneve u arrestuan tre kontrabandistë dhe droga u gjet më pas në rrënojat e varkës së fundosur të përdorur nga kontrabandistët. /abcnews