Ndalohet një person në Keqekollë, transportonte kundërligjshëm drunjë

Një person në Keqekollë të Prishtinës është ndalur  pasi i njëjti ka transportuar kundërligjshëm drunj.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50 në fshatin Keqekollë,të Prishtinës, raporton Zeri.info.

“Fsh. Keqekollë, Prishtinë  07.06.2024 -11:50.  Raportohet se është ndaluar dhe kontrolluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2.  Agjensioni Pyjor i Prishtinës, në vendngjarje i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve, kamioni është shoqëruar për në SPMK-së Keqekollë. I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt., thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri