Arrestohet një person në Vushtrri, deklaroi në media se posedonte armatim në vlerë prej 600 mijë euro

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte deklaruar për medie, se në shtëpinë e tij posedonte armatim në vlerë prej 600 mijë euro.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se. ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:28, në rrugën Faruk Beqiri në Vushtrri, raprton Zeri.info.

“Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri