Dy burra sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një mosmarrëveshje familjare në Prishtinë, ku si pasojë janë sulmuar nga dy burra.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:12 në Prishtinëm raportin Zeri.info. 

"Prishtinë  07.06.2024-11:12.  Raportohet se pas intervenimit të njësisë policore në rast mosmarrëveshje familjare, zyrtarët policorë janë sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.  Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri