Dyshohet se kishin vjedhur 20 mijë euro, prangosen dy gjilanas

Policia  ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjilan, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur rreth 20 mijë euro.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur me datën 31.05.2024, rreth orës 02:00 në fshatin Kmetovc të Gjilanit, raporton Zeri.info.

“Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri