Vetaksidentohet motoçiklisti në Prishtinë, pëson lëndime të rënda trupore
Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llukar të Prishtinës, ku një person ka mbetur i lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten, rrëth orës 19:50 në fshatin Llukar të Prishtinës, raporton Zeri.info.
“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia shkakton vet-aksident ku përveç dëmeve materiale i njëjti pëson lëndime të rënda trupore”. /Zëri