“Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qenve”, polici nga Kosova zë vendin e parë së bashku me qenin e tij

Ekipi i K9 i Policisë së Kosovës ka marrë pjesë në garën rajonale të mbajtur në Tiranë.

Siç njofton policia, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë.

“Në Tiranë, nga data 4 deri më 7 qershor 2024, është mbajtur gara ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qenve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla. Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës- Njësia K9. Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik”, bëhet e ditur në njoftim.

Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. /telegrafi