Grabitësi italian vret me thikë 61-vjeçarin shqiptar në Itali
Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ne Itali.
Ngjarja, sipas medieve ka ndodhur pas një sherri të momentit mes shqiptarit dhe autorit 41-vjeçar me origjinë italiane.
61-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të vizituar mbesën e tij, fqinje e sulmuesit.
Sipas rindertimit fillestar te ngjarjes, mes të dyve ka shpërthyer një debat për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.
Në vendin e ngjarjes mbërritën karabnierët të cilët arrestuan autorin dhe i kanë sekuestruar thikën me të cilën kreu krimin.
Behet fjale per nje thike kuzhine te cilen autori e mori ne shtepine ku jetonte me nenen.
Italiani i akuzuar per krimin, sipas policise, me pare ka qene i skeduar si keqberes pasi ka nje histori grabitjesh serike ne marketet e zones.
Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje. /oranews