Transporti në kuadër të KFOR-it, tani nën komandën zvicerane

Zvicra merr përsipër menaxhimin e kompanisë së transportit në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Kjo është bërë e mundur falë numrit të rritur të ushtarëve të Swisscoy-t, që ka votuar Parlamenti zviceran, transmeton albinfo.ch. Tashmë në Kosovë janë të dislokuar 215 ushtarakë, njëzet më shumë se më parë.

Ndryshimi nga kontigjenti i 49-të në kontigjentin e 50-të të Swisscoy është bërë të enjten, siç u njoftua nga Swissint, qendra e kompetencës süe ushtrisë për ndërtimin e paqes ndërkombëtare, shkruan sda.ch. Zvicra ka marrë komandën e kompanisë shumëkombëshe të transportit nga Austria që më 9 mars.

Marrja e komandës i ofron Zvicrës mundësinë për të forcuar angazhimin e saj në kuadër të KFOR-it dhe për të mbështetur misionin në përshtatje me rrethanat e ndryshuara të sigurisë në rajon, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, Zvicra po kontribuon në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Që nga viti 1999, ushtria e Zvicrës me Swisscoy-n është përfshirë në misionin e paqes në Kosovë “KFOR”, formacioni ushtarak shumëkombësh i udhëhequr nga NATO që u krijua në 1999 pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në qershor të vitit 2023, Parlamenti kishte zgjatur qëndrimin e Swisscoy-t në Kosovë deri në fund të vitit 2026.