Haxhiu prezanton listën: Ja pse anulimi i çmimit të barnave është fitore për qytetarët

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu vendimin e Qeverisë për anulimin e Listës së çmimit të barnave e ka konsideruar fitore për qytetarët.

Megjithatë haxhiu përmes një postimi në Facebook anulimin e vendimit e quan edhe dështim të qeverisë.

“Vendimi për anulimin e Listës së çmimit të barnave është fitore për qytetarët. Me këtë vendim u dëshmua dështimi i qeverisë Kurti në përpjekjen për të rritur çmimet e barnave në interes të kompanive të caktuara farmaceutike dhe në dëm të pacientëve”.

Lexo po ashtuZemaj: Qeveria sot anuloi listën e çmimeve të produkteve medicinale, i doli në shesh përfitimi personal

Haxhiu shton se ky anulim vjen pas reagimit të vazhdueshëm që është bërë pas publikimit të Listës së çmimeve të barnave, miratuar nga Qeveria Kurti e ku sipas tij çmimet e publikuara të barnave ishin shumë më shtrenjtë se sa janë aktualisht në barnatore.

“Kësaj radhe ja arritëm të ndalojmë zhvatje milionëshe në dëm të pacientëve”, ka vazhduar me akuza Haxhiu.

Haxhiu ka prezantuar edhe një listë ku në 100 produkte të analizuara sipas tij “qeveria kishte miratuar rritjen e çmimit të barnave”.