Bayern Munichu rihap bisedimet me Fulhamin për të nënshkruar me Palhinhan
Bayern Munich raportohet se ka rihapur bisedimet me Fulhamin për të nënshkruar Joao Palhinha.
Gjigantët bavarez, të etur për të forcuar mesfushën e tyre mbrojtëse, kanë identifikuar Palhinhan si objektivin e tyre kryesor, sipas Florian Plettenberg.
Gazetari i “Sky Sports” zbuloi se Bayerni tashmë ka një “marrëveshje verbale në parim” me lojtarin dhe kështu të gjitha detajet thelbësore të kontratës, të cilat fillimisht u negociuan verën e kaluar, mbeten të vlefshme.
Ata tashmë kanë filluar negociatat me Fulhamin dhe janë të gatshëm të paguajnë midis 40-45 milionë euro për mesfushorin. 28-vjeçarit ka të ngjarë t’i ofrohet një kontratë katërvjeçare e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028. /Zëri