Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në rrugë, arrestohet i dyshuari
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar në Kopenhagë.
Policia daneze ka bërë të ditur se në lidhje me sulmin është arrestuar një person, por që nuk dhanë komente të mëtejshme.
Frederiksen kohët e fundit ka bërë fushatë me partinë e saj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën, teksa zgjedhjet janë dominuar nga një rritje e së djathtës ekstreme, shkruan The Telegraph.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, e cila u shpreh e tronditur nga sulmi.