Gabrieli tregon emrin e klubit që do t’i bashkohej nëse do të largohej nga Arsenali
Ylli i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka treguar emrin e klubit të cilit do t’i bashkohej qysh “nesër” në rast se do të largohej eventualisht nga “Topçinjtë”.
Qendërmbrojtësi brazilian u transferua në “Emirates” nga klubi francez Lille, për shumën e 27 milionë eurove.
Arsenali duhet të mposhte konkurrencën nga Manchester United, Everton dhe Fiorentina për të nënshkruar me 22-vjeçarin, i cili tashmë është bëri njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Mikel Artetës.
Ai ka luajtur në çdo ndeshje të Ligës Premier për Arsenalin në sezonin 2022/2023, dhe ka bërë 36 paraqitje këtë sezon teksa “Topçinjtë” përfunduan në pozitën e dytë pas Manchester Cityt në Ligën Premier.
Partneriteti i tij me William Saliba është me gjasë më i sigurti në aspektin defanziv në Ligën Premier dhe Magalhaes do të shpresojë se këtë formë do ta tregojë edhe me Brazilin në Copa America.
Në një intervistë për ESPN Brasil para fillimit të garës, Gabriel zbuloi emrin e klubit që ëndërron t’i bashkohet në momentin që vendos të largohet nga Arsenali.
Përgjigja e tij ishte e thjeshtë – klubi i tij i fëmijërisë, Corinthians.
“Klubi im i preferuar? Corinthians. Ishte dëshirë e imja që prej se kam lindur dhe sot nuk mendoj se diçka ka ndryshuar”.
“Unë ende shkoj në ndeshjet e Corinthians me tren. Është ëndrra ime, unë dua të luajë për Corinthians. Unë dua ta ndjejë atë energji".
“Ndonjëherë ndalem dhe mendoj, ‘A ëndërroj që të luajë për Corinthians?’ Po ëndërroj”, ka thënë Magalhaes./Telegrafi/