Valon Berisha poston foto me Haalandin, e quan “hero”
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka reaguar sot pas ndeshjes së mërkurës, ku Kosova pësoi disfatë nga Norvegjia.
Kombëtarja norvegjeze fitoi 3-0 ndaj “Dardanëve”, me Erling Haaland që ishte akteri kryesor, duke shënuar tregolësh.
E pikërisht me Haalandin, Valon Berisha ka postuar një “InstaStory”, duke thurrur fjalët më të mira për sulmuesin e Manchester City.
“Heroi i hattrickit. Kujdesu për vetën vlla. Deri herën tjetër”, ka shkruar Berisha.
Valon Berisha para se të pranojë Kosovën ishte pjesë e Norvegjisë, për të cilën kishte zhvilluar mbi 20 ndeshje.