Prokuroria Speciale, aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim me “Call Center”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj 23 të pandehurve A.F.; K.G.; I.L.; D.H.; M.T.; V.K.; A.Z.; L.H.; Ç.Q.; F.H.; M.K.; F.K.; I.S.; S.P.; A.V.; A.N.; I.Xh.; A.Dh.; E:L.; A.M.; K.R.; E.R.; Q:I., për rastin e njohur “Call Center”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët shtetas gjermanë, përmes qendrave të thirrjes “Call Center”, duke investuar nëpër platformat online.

Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga Neni 277, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”, “Shpëlarja e parave” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.