Policia kontrollon dy shtëpi në Zveçan, gjen armë dhe mbi 200 fishekë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar dy armë dhe mbi 200 fishekë gjatë kontrollit në dy shtëpi.

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në lidhje me këto raste, transmeton Zeri.info.

Raportet e plota të Policisë në lidhje me rastet:

Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit “Karabinë” dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit “Karabinë” dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.